LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një biçiklist, u godit nga kamioni në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Humb jetën një biçiklist, u godit nga kamioni në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një biçiklist ka humbur jetën sot pasi është goditur nga një kamion në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.


“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka pohuar Ahmeti.

Ajo shtoi tutje se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor./Telegrafi/