LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 140 vjet nga botimi i revistës së parë shqipe, “Flamuri i Arbërit”

Bëhen 140 vjet nga botimi i revistës së parë shqipe, “Flamuri i Arbërit”

Viti 2023 shënon 140 vjetorin e botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe.

Revista ruhet në fondin e bibliotekës “Qemal Baholli” në Elbasan dhe titullohet “Flamuri i Arbrit”.

Kjo revistë u botua për herë të parë nga Jeronim De Rada në vitin 1883 me synimin për të ruajtur dhe përçuar gjuhën Shqipe.


Në revistën e parë shqipe De Rada trajtoi çështje kulturore, letrare, shoqërore, por edhe problematika të politikës së kohës.

 “Viti 2023 është viti i 140 i botitmit të revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbrit” botuar nga De Rada në vitin 1883. Është një revistë kulturore, letrare, shoqërore, por mbi të gjitha në këtë revistë trajtohen probleme politike të kohës.

De Rada ka pasur si qëllim të çojë në fund amanetin e heroit tonë Skënderbeut për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe”, tha Manjola Hatellari Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal Baholli

Në kuadër të përvjetorit të kësaj reviste  në bibliotekën publike të Elbasanit u organizua një miniekspozitë.

“Kjo miniekspozitë e revistës së parë “Flamuri i Arbrit” është një kujtesë e mirë për të gjithë qytetarët sepse pas Lidhjes së Prizrenit u lanë shumë detyra për ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjës partiotike. Revista e parë “Flamuri i Arbrit” është një revistë në gjuhën e arbëreshëve dhe një faqe në italisht”, tha Fetah Biza, hulumtues.

Në revistën e parë shqip De Rada dha përshkrime mahnitëse për krahinën e Korçës dhe të Krujës duke përshkruar me detaje fshatrat dhe kulturën.

Ndoshta jeta e shkurtër 5 vjeçare e kësaj reviste nuk i dha kohë De Radës të shkruante edhe për krahinat e tjera të Shqipërisë, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori