LAJMI I FUNDIT:

Kosova U15 e mbyll turneun në Shqipëri me tri humbje

Kosova U15 e mbyll turneun në Shqipëri me tri humbje

Është përmbyllur turneu i radhës “UEFA Development U-15”, që u zhvillua në Tiranë, nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë turne morën pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria.

Kjo e fundit doli fituese e turneut me tri fitore. E pikërisht ndeshjen e fundit Dardanët U15 e zhvilluan kundër Hungarisë, në të cilën pësuan humbje, me rezultat 2-0.


Ndeshja ishte mjaft e luftuar, me hungarezët që ishin favoritë, por që edhe ekipi i drejtuar nga Ilir Nallbani arriti të krijonte raste të pastra për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e golit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, me golin e Norbert Kiss.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bën zëvendësime të shumta, teksa Kosova ishte në vazhdimësi në kërkim të golit të barazimit.

Dhe pikërisht kur Dardanët me të gjitha forcat ishin përqendruar në sulm, në minutat shtesë hungarezët shënojnë edhe golin e dytë pas një gjuajtje të David Timar.

Dardanët U15 pësuan humbje në të tria ndeshjet.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024

Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë

Sport
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

La Liga
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

La Liga
Julian Alvarez alarmon gjigantët evropianë me deklaratën për të ardhmen

Julian Alvarez alarmon gjigantët evropianë me deklaratën për të ardhmen

Premier League
Top dhjetë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë dekadë - Ronaldo i katërti, Messi i gjashti

Top dhjetë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë dekadë - Ronaldo i katërti, Messi i gjashti

Ndërkombëtare
Kalo në kategori