LAJMI I FUNDIT:

Saraji ende po e pret poliklinikën: Ministri thotë se do të hapet së shpejti, sapo të plotësohen punësimet

Saraji ende po e pret poliklinikën: Ministri thotë se do të hapet së shpejti, sapo të plotësohen punësimet

Kaluan 3 vite prej kur ka filluar të ndërtohet Poliklinika e Sarajit, por ende nuk është lëshuar në përdorim. Objekti është gati, por për shkak të pritjes së stafit, asnjë nga ambulancat e premtuara: pediatria, stomatologjia, klinika ditore, laboratori, rëntgeni dhe farmacia nuk janë në funksion. Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se poliklinika do të nisë me punë së shpejti, sapo Ministria e Financave të miratojë punësimet.

“Çdo punësim në Ministrinë e Shëndetësisë, për punonjës shëndetësorë duhet pëlqim edhe prej Ministrisë së Financave, ku numri është diku rreth 52 për të funksionuar që të jetë në shërbim të qytetarëve, spitali i Sarajit, kështu që për momentin jemi marrë vesh me Ministrinë e Financave dhe faktikisht më duket se kanë mbaruar 26 punësime fillimisht, për një kohë të shkurtë do të fillojë me punë spitali i Sarajit, pastaj do të punësojmë dhe do të ketë konkurs edhe për 26 punonjës tjerë shëndetësorë.”- deklaroj Fatmir Mexhiti, Ministër I Shëndetësisë.

Nga Ministria e Financave thonë se në afatin e përcaktuar ligjor, pozitivisht i janë përgjigjur kërkesës së parashtruar për punësim në Poliklinikën në Saraj.


“Ministria e Financave në afatin e përcaktuar ligjor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së parashtruar për punësim të personave në Poliklinikën në Saraj. Përkatësisht, Ministria e Financave jep mendim lidhur me kërkesën e paraqitur nëse shfrytëzuesit buxhetor i janë siguruar mjete për realizimin e punësimeve të reja.”- deklaroi Ministria e Financave.

Edhe pse Ministri i shëndetësisë pohoi se poliklinika së shpejti do të nisë me punë, nuk dha afat konkret se kur. Përndryshe në këtë rajon jetojnë rreth 45 mijë banorë të cilët nuk kanë asnjë poliklinikë në komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori