LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e stuhisë ‘Ciaran’ në Shqipëri – si paraqitet sot situata në Tiranë, Durrës, Elbasan, dhe Korçë?

Pasojat e stuhisë ‘Ciaran’ në Shqipëri – si paraqitet sot situata në Tiranë, Durrës, Elbasan, dhe Korçë?

Stuhia ‘Ciaran’ që goditi të premten Shqipërinë ka lënë pasoja në shumë rajone të vendit, kryesisht me bllokimin e rrugëve dhe probleme me energjinë elektrike.

Reshjet e dendura të shiut vijuan edhe gjatë natës, por situata sot paraqitet më e lehtë se dita e djeshme, e cila përmbyti rrugët duke shkaktuar aksidente, trafik dhe kaos.


TIRANË

Kryeqyteti sot është lehtësuar. Niveli i Lumit Lana që doli dje nga shtrati ka rënë, ndërsa janë pastruar edhe rrugët nga rrëzimi i pemëve. Rrugët janë të kalueshme dhe sot nuk raportohet për trafik.

DURRËS

Situata është e qetë. Gjatë natës në territorin e qarkut Durrës ka pasur prani të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, me karakter sporadik, ku herë pas herë ka pasur prani të erës.

Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati.

Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plot.

Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës.

Në lagjen Baromet, Shijak për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë. Është duke u punuar me pompë thithëse nga ana e forcave zjarrfikëse.

Bllokohen për disa orë një grup turistësh në kanionin e Langaricës në Përmet
Lexo po ashtu Bllokohen për disa orë një grup turistësh në kanionin e Langaricës në Përmet

ELBASAN

Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar të cilat deri në mëngjesin e sotëm kanë arritur në 50 mm.

Akset rrugore Elbasan – Qafë Thanë, Gramsh – Moglice, Elbasan – Gjinar, Librazhd – Sterbleve kanë pasur rënie inertesh e gurësh.

Disa akse rurale te bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cerrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë.

Prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar. Ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Peqin, rrethinat e Cërrikut, në Labinot Mal, Funare, Bashkia Elbasan, Nj.A Shalës e Mollas Bashkia Cerrik, Nj.A Orenje e Stebleve Bashkia Librazhd dhe Porocan Bashkia Gramsh.

KORÇË

Vazhdon të jetë e rëndë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike në juglindje.

Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.

Fshatra të njësive Çlirim në  Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec.

13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.

Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili është izoluar nga rrëshqitja e dherave pranë tij.

Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

16 grupe pune janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë.

Nga ana tjetër ndërmarrja e shërbimeve në Bashkinë Korçë po punon për të hapur rrugën e fshatit Panarit.

E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e reshjeve. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori