PSG ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Montpellier, xhiro kjo e vlefshme për javën e 11-të në elitën e futbollit francez.
Vendasit morën epërsinë që në minutën e dhjetë, përmes Lee Kang-In i cili shënoi një gol mjaft të bukur për 1-0 në cepin e majtë të portës kundërshtare, pas asistimit të Achraf Hakimit.
Ousmane Dembele pati një rast të mirë për të dyfishuar epërsinë por nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.
Me epërsinë minimale të PSG-së u mbyll pjesa e parë e takimit.
⏸️ C’est la mi-temps au Parc des Princes. Nos Parisiens ont ouvert le score sur une frappe de Lee Kang-In ! 🔴🔵#Ligue1 I #PSGMHSC 1️⃣-0️⃣ pic.twitter.com/Fu8AxJLXHv
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 3, 2023
Zaire-Emery dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të, pasi u shërbye mjaft mirë nga Dembele për të çuar topin në rrjetë për 2-0.
Goli i tretë dhe ai që vulosi fitoren e thellë të PSG-së u shënua në minutën e 66-të nga portugezi Vitinha, i cili me një goditje të bukur mposht portierin mysafir për rezultatin 3-0.
Me këtë fitore, PSG-ja ngjitet në vendin e parë në tabelë me 24 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Nice që ka 22 sosh dhe gjendet momentalisht në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme në ligë të besuarit e Luis Enriques do ta luajnë në udhëtim ndaj Reimsit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251