LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Liverpoolit zbulon një sekret të frikshëm: Ai luajti në Ligën Premier me një tumor në tru

Ish-lojtari i Liverpoolit zbulon një sekret të frikshëm: Ai luajti në Ligën Premier me një tumor në tru

Futbollisti dikur i famshëm i Liverpoolit dhe Leedsit, Dominic Matteo (49), ka zbuluar një sekret të frikshëm që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij, lidhur me shëndetin e tij.

Matteo luajti në Ligën Premier për më shumë se një dekadë dhe bëri gati 300 paraqitje. Gjatë gjithë kësaj kohe ai luajti me një tumor të trurit, i cili u zhvillua në fëmijëri.

Të gjitha këto ai i mori vesh pasi përfundoi karriera e tij, dhe në vitin 2019 iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Atë vit ai u diagnostikua me një tumor të rrallë malinj pasi vuante nga dhimbje koke për një kohë të gjatë. Ai u dërgua menjëherë në një spital në Leeds, ku gjendja e tij u përkeqësua.


Më pas, tumori u hoq me kirurgji dhe ai ende po shërohet nga sëmundja.

“Nuk mund ta besoni, apo jo? Ju kanë thënë se ishte kancer në fëmijëri dhe keni luajtur të gjithë karrierën tuaj me një tumor në tru. Ndoshta unë mund të kisha qenë një lojtar më i mirë, apo jo?”, ka thënë Matteo për BBC.

Bashkëshortja e tij, Xhesika, ka treguar se si ndodhi gjithçka dhe çfarë po kalonte.

“Filloi me dhimbje koke dhe pak shikim të paqartë. Brenda 48 orëve, Dominic u verbua. Ai kishte ishte në një karrige me rrota dhe kishte probleme me të folur. Kur ishte në operacion, nuk mund të flija. U ula dhe prita për një telefonatë pas një operacioni 10 orësh. Dukej si përgjithmonë, por ishte thirrja më e mirë e jetës sime. Dr. Ryan tha se kishte hequr 90 deri në 95 për qind të tumorit dhe se do të ishte mirë.” Jessica zbuloi më parë në një intervistë për Daily Mail.

Rimëkëmbja e Matteos është ende në vazhdim dhe ka përfshirë të mësuarit për të lexuar dhe shkruar përsëri. Ai ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka konfirmuar se ende nuk e ka kaluar plotësisht sëmundjen që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Pavarësisht gjithçkaje, futbollisti skocez ka bërë një karrierë të lakmueshme. Ai pati 127 paraqitje për Liverpool, 115 për Leeds dhe gjithashtu luajti për Sunderland, Blackburn dhe Stoke City, ku e mbylli karrierën e tij në 2009./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Salah në fanellën e

Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Premier League
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori