LAJMI I FUNDIT:

Ka 22 gola dhe jemi vetëm në nëntor – kush është sulmuesi nigerian që tani ka rënë në sytë e të gjithëve

Ka 22 gola dhe jemi vetëm në nëntor – kush është sulmuesi nigerian që tani ka rënë në sytë e të gjithëve

Akor Adams nga Montpellier është lideri me pak gjasa në renditjen për Këpucën e Artë Evropiane, një çmim që i jepet në fund të sezonit golashënuesit më të mirë në Evropë.

Me 22 gola në emër të tij deri në nëntor, ai është lehtësisht në renditje më lartë se Serhou Guirassy (14), Harry Kane (12), Erling Haaland dhe Lautaro Martinez (të dy nga 11 gola).


Por, nëse ai ka shënuar vërtet 22 gola deri në nëntor, pse askush nuk po flet për të? Epo, ka një ‘mashtrim’ këtu.

Nga Osimhen te Boniface dhe Moffi – A e ka Nigeria sulmin më të mirë në botë?
Lexo po ashtu Nga Osimhen te Boniface dhe Moffi – A e ka Nigeria sulmin më të mirë në botë?

Adams e filloi sezonin e tij në Norvegji, ku sezoni i ligës zgjat nga prilli deri në nëntor. Nigeriani shënoi 15 gola për Lillestrom SK përpara se të kalonte te Montpellier gjatë verës. Në Ligue 1, Adams ka shënuar shtatë gola në nëntë ndeshje. Nëntë në Francë plus 15 në Norvegji e bëjnë atë 22 deri në nëntor.

Është e rëndësishme të kujtojmë se fituesi i Këpucës së Artë nuk është dikush që shënon më shumë gola në Evropë. Përkundrazi, ligave u caktohen koeficientë për të pasqyruar statusin e tyre.

Liga norvegjeze nuk është aq e fortë, ndaj golat atje nuk ‘kushtojnë’ aq sa në Francë apo Angli. Për golat në Norvegji, koeficienti është 1.5; për golat në Francë – 2, njësoj si në Angli.

Koeficienti i Adams për momentin është 36.5, nga të cilët 22.5 është për golat e tij në Norvegji dhe 14 për golat e tij në Francë. Në thelb, kjo do të thotë se golat e tij në Norvegji i dhanë Adams një fillim në formën e 22.5 pikëve në renditjen e Këpucës së Artë. Le të shohim nëse ai mund të mbajë formën e tij në Francë dhe përfundimisht të fitojë çmimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

La Liga
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori