LAJMI I FUNDIT:

Messi u pyet nëse beson se mund ta fitojë Topin e Artë të nëntë, përgjigjja e tij ishte reale

Messi u pyet nëse beson se mund ta fitojë Topin e Artë të nëntë, përgjigjja e tij ishte reale

Të hënën, Lionel Messi fitoi Topin e Artë të tetë në karrierë dhe në këtë mënyrë e forcoi edhe më shumë pozitën e tij në vendin e parë në atë kategori.

Pas fitimit të çmimit, Messi dha një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, ku u pyet: “A besoni se mund të fitoni Topin e Artë të nëntë?”.


Messi, tashmë 36 vjeç dhe anëtar i Interit nga Miami, i ka dhënë një përgjigje reale pyetjes.

“Nuk ka asnjë mënyrë. As që kam menduar për të tetën. Kam pushuar së menduari për Topin e Artë shumë kohë më parë, nuk ka qenë kurrë prioritet për mua, veçanërisht tani që kam fituar gjithçka në karrierën time”.

“Ky është definitivisht Topi i Artë i fundit dhe jam i lumtur që kam fituar kaq shumë”, ka thënë Messi.

Listohen katër rekordet e Lionel Messit që mund të mos thyhen kurrë
Lexo po ashtu Listohen katër rekordet e Lionel Messit që mund të mos thyhen kurrë

Messi shtoi se Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe çuditërisht Lamine Yamal do të garojnë për Topin e Artë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/