Ka përfunduar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast i është konfiskuar telefoni.
Kështu bën të ditur avokati, Artan Qerkini i cili tha se gjatë bastisjeve është konfiskuar vetëm telefoni i Ismail Sylës, derisa shtoi se po ta kishin ftuar këtë të fundit, do ta kishte dorëzuar telefonin, pa pasur nevojë për bastisje.
Qerkini, bastisjen e quan të kotë, duke potencuar se po cenohet privatësia e personave pa ndonjë bazë ligjore.
“Është duke u cenuar privatësia e personave pa ndonjë bazë ligjore pa ndonjë logjikë të shëndoshë juridike.Kjo fushatë e bastisjeve tashmë është e njohur për opinionin publik dhe nuk ka asnjë njeri me inteligjencë mesatare jo mbi mesatare do të mbante në shtëpinë e vet diçka inkriminuese duke e ditur se shumë lehtë mund të jetë shënjestër e bastisjeve.
Prandaj, mendoj se të njëjtat janë të kota dhe nuk janë në funksion të realizmit të bastisjes, marrë parasysh rrethanat e rasteve konkrete…Asgjë s’është konfiskuar përveç se një telefon, asgjë tjetër, telefonin i përket zotit Syla, zotit Ismail Syla. Asgjë tjetër përveç një telefoni nuk është konfiskuar dhe të jeni të bindur se edhe po ta ftonin zotin Syla që ta dorëzonte atë telefon do ta bënte një gjë të tillë”, tha Qerkini.
Avokati, Artan Qerkini tha se ish këshilltari Ismail Syla dhe as të tjerët që janë bastisur gjatë kësaj jave, përkundër faktit që nuk e kanë statusin e personit të dyshuar, po bastisen.
Ai tha se arsyeja e këtyre bastisjeve është se ‘sipas tyre mund të gjenden prova me relevancë për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar pranë Dhomave të Specializuara.
“Po e përsëris se edhe ai siç edhe zoti Behrami e disa të tjerë nuk e kanë fare statusin e personit të dyshuar. Përkundër faktit që nuk e kanë statusin e dyshuar, po batisen. Mendoj se kjo është shkelje kushtetuese dhe ligjore, mirëpo ne këto shqetësime do t’i adresojmë përmes mjeteve juridike në fazën adekuate të procedurës.
Arsyeja është si edhe në rastet e tjera, sepse sipas tyre mund të gjenden prova me relevancë për procedurat të çilat janë duke u zhvilluar pranë dhomave të specializuara. Kjo është e vetmja arsye, por nuk jepen detaje të tjera se pse ata mendojnë. Unë besoj se ish dashur të jepen edhe ato detaje, se po cenohet një e drejtë kushtetuese privatësia dhe paprekshmëria e banesës”, tha Qerkini.
Ndërsa dje (e martë) është bastisur shtëpia e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit si dhe shtëpia e prindërve të tij.
Bastisjet që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, ditëve të fundit janë kryer edhe tek shtëpitë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare