LAJMI I FUNDIT:

Veturë pa komandë këmbësh, Toyota prezanton timonin me gaz dhe frena

Veturë pa komandë këmbësh, Toyota prezanton timonin me gaz dhe frena

Është koha për risi të mëdha në industrinë e automjeteve, si futja e automjeteve vetë-drejtuese me lloje të ndryshme të sistemeve alternative të drejtimit në trafik, dhe një ide interesante sapo po vjen nga Japonia.

Toyota prezantoi një koncept interesant kontrolli automjeti në eventin Japan Mobility Shoë në Tokio. Është sistemi i kontrollit të veturës Neo Steer.

Neo Steer është një timon që i bën të tepërta pedalet e gazit dhe të frenave, pasi të dy funksionet janë të integruara në timon. Duket e ngjashme me timonin Yoke të Tesla-s, por ka shumë më tepër veçori.


Në Toyota, thonë se frymëzimi për dizajnin inovativ vjen nga motoçikletat. Timoni i ri jo vetëm që ofron një fushë më të madhe shikimi për shoferin, por gjithashtu lejon një pozicion më të mirë të uljes dhe e bën më të lehtë hyrjen dhe daljen.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë informacion për prodhimin serik apo modelin që do të ketë një veçori të tillë. /Telegrafi/