LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet mazhoranca, deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë pjesë e seancës në Kuvendin e Shqipërisë

Tërhiqet mazhoranca, deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë pjesë e seancës në Kuvendin e Shqipërisë

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, bën me dije se 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë pjesë e seancës së ditës së sotme dhe këtë gjë e konfirmon dhe vetë Kuvendi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.

Bllokuan punimet e Kuvendit, përjashtohen 26 deputetë të opozitës për 10 ditë
Lexo po ashtu Bllokuan punimet e Kuvendit, përjashtohen 26 deputetë të opozitës për 10 ditë

“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët. /Telegrafi/