Nga: Aziz Mustafa
Kjo fjali më ka mbetur në mendje, që nga koha kur kam mësuar të dëgjoj. Kam menduar me vete: nëse e kam ditur se është rrenë, pse të tregoj rrenë? Pse mos ta pres zinxhirin e asaj rrene? E kam dëgjuar një rrenë, por nuk po e tregoj hiq. Po e mbajë për vete, se nuk më bën gjë dëm. Apo është një kleçkë tjetër: ai personi që thotë “rrenë e kam dëgjuar, rrenë po e tregoj” është në fakt vetë një trillues i lindur si ai Baroni gjerman Munhauzen [Münchausen], të cilit shumë shpesh ia harroj emrin; ai baroni pra që imagjinon gjërat, i zmadhon dhe i zbukuron ato. E bën mizën buall. A nuk njohin shumë njerëz që rrejnë në mënyrë patologjike? Nuk po flas për politikanët, se ata profesion e kanë rrenën dhe premtimet që nuk i mbajnë, por po flas për njerëz që në pamje dhe sjellje duken krejt normal, ashtu që as psikiatri më i aftë nuk mund të gjejë një pikë të sjelljes jonormale, por e kanë një shtysë të brendshme, si te alkoolistët, që të rrejnë në mënyrë sa më të përsosur. Për më tepër, nuk dihet këta njerëz a besojnë në atë që rrejnë, apo vetë e dinë të vërtetën, por të tjerëve ua tregojnë rrenën, apo e gënjejnë edhe veten, edhe botën.
Po arti i të rrëfyerit, a është rrenë apo i vërtetë? Akti i krijimit, i fiksionit; ai momenti kur truri yt punon në një nivel tjetër – disa i thonë frymëzim – a është pra momenti kur sinapsat e qelizave nervore kanë një mënyrë pak më ndryshe të funksionimit, kur krijojnë heronj fluturues, njerëz e qenie mbinjerëzore, a është ai një moment i krijimit të një farë lloj rrene?
Rrenë e kam dëgjuar, rrenë po e tregoj.
Kur tregonte për gjyshin tim, im atë nuk thoshte kështu. Babai, me sa e kam njohur, nuk ka qenë nga ata tipat me sindromin e Baronit Munhauzen. Së paku unë nuk e kisha vënë re e vërtetur se im atë rren në mënyrë patologjike. Por mua, si djalë i ri, si tip dyshues nga natyra gjithmonë më shkonte mendja se mund të kishte diçka të shtuar, diçka të paramenduar e të zbukuruar në rrëfimet për jetën e gjyshit Ali. Gjithmonë, si fëmijë, kur dëgjoja ngjarje të jetës së të parëve të mi, gjithnjë iu jepja një ngjyrë përrallore. Kur e pata kuptuar se e vërteta historike dhe përrallat kishin të përbashkët vetëm kohën e shkuar, kisha filluar të mendoja se cilat ishin historitë e cila përrallat që kisha dëgjuar. A ishin përralla apo të vërteta ato që gjyshi Ali ia kishte treguar babës, e ai mua? Mundet që edhe në mendjen time të jenë ndryshuar, sepse edhe unë njeri jam. Nëse në kohën kur babai tregonte se si gjyshi Ali kishte shëtitur bregut të detit në Selanik në vitet e para të shekullit njëzet, ka mundësi të kem qenë duke lexuar një roman romantik, romancë të një romancieri që mu kanë përzier fiksioni i tregimit me fiksionin e romanit në lexim, e të mos mund ta dallojë si njeriu që nuk mund ta dallojë me sy sheqerin kur tretet në sherbet, por e dallon vetëm kur ta shijojë?
E mandej, a nuk ju ka ndodhë që një ngjarje që e keni përjetuar, ta keni ndjerë fenomenin “deja vu”? Të keni përshtypjen se e keni përjetuar edhe një herë tjetër, sikur keni qenë në atë vend, sikur keni takuar po atë person? Ndoshta kjo ka ndodhur në ëndrra, ndoshta ka ndodhur në pjesën e ndërdijshme të funksionit të trurit tënd.
Rrenë e kam dëgjuar, rrenë po e tregoj. Pastaj, vjen diçka që e përligj:
“Çdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje është e rastësishme”, ia fut autori në fillim të tekstit, për të arsyetuar përzierjen e së vërtetës me rrenën në tekstin që pason.
Hamamin e Hyrës, asgjë nuk është e rastësishme. Gjithçka është e planifikuar dhe e qëllimshme, si pjesë e një Plani të Madh. Vetëm se ne nuk duam të jemi të vetëdijshëm për këtë, prandaj kemi shpikur artin, procesin e krijimit, për të arsyetuar këtë lloj kryengritje ndaj kufizimeve që na jep realiteti.
Prandaj, tregoni rrena, le të jenë të bukura dhe të mos bëjnë dëm … /Hejza/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare