LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se 20 vitesh, nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok

Pas më shumë se 20 vitesh, nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok

Në Zubin Potok ka nisur ndërtimi i një stacioni policor.

RTV Dukagjini ka vizituar gjatë së dielës këtë komunë dhe ka parë nga afër punët për ndërtimin e statcionit.

Nga jashtë është një shtëpi banimi por në ballë është vendosur mbishkrimi që tregon se është stacion i Policisë së Kosovës.


Mbi 20 vjet kjo shtëpi ka shërbyer si stacion policor, ku zyrtarë të ndryshëm policor këtu kanë kaluar ditët e punës.

Por, dy dekada pas, gjërat duket se do të lëvizin për uniformat kaltër.

Fare pranë shkollës fillore, “Jovan Cvijiq”, tashmë ka filluar të punohet në këtë drjetim.

Për një kohë në këtë vend pritet të vendosen kontinierë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se objekti aktual nuk i plotëson kushtet, pasi që është një shtëpi banimi që e kishin shfrytëzuar deri tani.

“Policia e Kosovës ka filluar ndërtimin e statcionin Policore për arsye se kemi qenë duke qëndruar në një shtepi private dhe kushtet e punës nuk kanë qenë askund. Në vitin 2018 kemi pas një vendim për ndërtimin e tij dhe po atë vit është vendos edhe lokacioni, ndërsa leja është dhenë tash për ndërtimin e objektit, fillimisht do të vendoset kontinierë derisa të përfundojë procedura për pëzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë statcionin”, ka thënë Elshani.

Për ndërtimin e tij, para kamere nuk kanë dashur të flasin banorët serbë në Zubin Potok.

Mirëpo si përçkado tjetër që ndërmarrin institucionet e Kosovës në veri të vendit, kundër reagon Lista Serbe.

Në një komunikatë të mbushur me propagandë, partia që dikur u udhëhoq edhe nga Milan Radojçiq kanë thënë se një veprim i tillë “është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”.