Lëvizja Demokratike: Eksodusi masiv i rinisë, rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së
Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar pushtetin se po bëhet shkak i ikjes së rinisë duke kërkuar për një jetë më të mirë jashtë Maqedonisë së Veriut, përcjellë Telegrafi.
Ja kumtesa e plotë:
“Përderisa në njërën anë qeveritarët në Maqedoninë e Veriut flasin për kinse “suksese dhe perspektivë” në lëmin e ekonomisë, në anën tjetër të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, nuk shohin asçfarë perspektivë, ndaj në kërkim të një ardhmërie më të mirë ata marrin rrugën drejt perëndimit. Ikja e tyre fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme në mesin tonë!
Duhet të dihet se largimi nga shtëpia, në traditën e shqiptarëve, është një segment i dhimbshëm, sepse është hapi i fundit pas përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tjera.
Të shtunën stacionet e autobusëve (por edhe Aeroporti i Shkupit) janë të mbushura përplot me familjarë, të cilët përcjellin fëmijët e tyre që kanë bileta njëdrejtimëshe. Është një pamje tepër tronditëse, një pamje e cila pasqyron dështimin e një qeverie, e cila mendon vetëm për perspektivë e anëtarëve të vet dhe të familjeve të tyre.
Kot apelon BDI për të aplikuar të rinjtë tanë për të punuar në ndërtimin e korridoreve. Për plotësimin e 2000 vende pune mezi u paraqitën 300 të interesuar, sepse forca e punës po derdhet me të madhe jashtë Maqedonisë së Veriut.
Kjo ikje masive ka bërë që të zbrazen vendbanimet shqiptare, ka bërë që në përmasa alarmante të bie numri i nxënësve, të mbyllen shumë shtëpi e të hapen shumë plagë shpirtërore.
E gjithë kjo është pasojë e keqqeverisjes, e padrejtësisë, e korrupsionit, e pasigurisë, e paperspektivës, e mungesës së moralit, e kapjes së shtetit, e vjedhjes dhe hajnisë!
Ndaj ikjet e të rinjve nuk do të pushojnë, siç nuk do të pushojnë as edhe autobusët dhe aeroplanët, që i çojnë këta të rinj të dëshpëruar në vendet e Perëndimit, ku shpresojnë se do të gjejnë një jetë më të dinjitetshme” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje