Në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podcastit “Flasim”, kryeministri Rama ka ftuar një eksperte të marrëdhënieve ndërkombëtare e cila ka kryer studimet mes Shqipërisë dhe Italisë për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Marjana Koçekun.
Pas përfundimit të studimeve, ajo ka zgjedhur të kthehet në Shqipëri, e cila është një sipërmarrëse e re që drejton Agroturizmin “Neomalësorja”
E pyetur nga kryeministri Rama pse zgjodhi marrëdhëniet ndërkombëtare, Marjana shprehet se gjithmonë i kanë pëlqyer marrëdhëniet me njerëzit dhe ka pasur dëshirë që të udhëtojë.
“Më kanë pëlqyer gjithmonë marrëdhëniet me njeriun, për të folur, për të shkëmbyer eksperienca edhe më ka pëlqyer gjithmonë edhe për të udhëtuar. I gjeta marrëdhëniet ndërkombëtare edhe shkencat politike si një mundësi të mirë për të njohur edhe më shumë psikologjinë njerëzore, edhe për të patur më shumë mundësi për të njohur kulturat edhe në të ardhmen nëpërmjet profesionit, për të më dhënë mundësinë për të udhëtuar më shumë, por mbi të gjitha kisha një ideal brenda meje edhe një ëndërr si studente, për të mundur të bëja diçka për Shqipërinë në arenën diplomatike në atë kohë. Kisha ëndërr të bëhesha diplomate dhe ambasadore e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shprehet Marjana.
Marjana gjithashtu tregon se jo çdo gjë ishte aq e bukur gjatë studimeve në Itali. Pavarësisht se ishte një studente ekselente, ajo bënte punë të ndryshme si kamariere, pastruese etj, transmeton TCH.
Gjatë qëndrimit në Genova, asaj i mungonte Shqipëria dhe kjo ishte arsyeja pse u kthye.
“Ka dhe një anë të errët që unë kur kam qenë për shembull studente në Itali, kam punuar pavarësisht se kisha një bursë, më duhej të punoja pak si në të zezë në ato muaj që kam ndenjur për të fituar edhe të ardhura ekstra, për të pasur mundësinë edhe për gjëra të tjera që më duheshin t’i kisha, edhe kam punuar punë të thjeshta, edhe pak kamariere, edhe pak pastruese, edhe pse isha 19-20 vjeçe.
Dhe ti shikon që nuk është se ke ndonjë prioritet shumë të madh. Ti mund të jesh studente, mund të jesh duke studiuar, por që në fund të fundit ti je një pikë uji në oqean se aty ka edhe qindra, mijëra të tjerë si ti dhe nuk po i intereson fort askujt prezenca jote në atë konkurrencë që ka Evropa.
Dhe e “zhvesha” pak Evropën prej atij iluzioni, u ula pak me këmbë në tokë, duke e prekur më qartë dhe sa më shumë që udhëtoja, aq më shumë më merrte malli për Shqipërinë.
S’e kisha menduar kurrë, se kam ikur me qëllimin për të gjetur një mundësi për të mos u kthyer më kurrë se më kishte kapur edhe mua antipatia për Shqipërinë, që mendoj se është bërë shumë sëmundje sociale përtej pamundësive ekonomike që njerëzit i shfaqin si arsyen kryesore të largimit.
Unë jetoja në Genova, që është një qytet portual dhe ka ndër atraksionet e famshme botërore të saj, si Portofino, Cinque Terre dhe unë e kisha mundësinë të udhëtoja me tren dhe për t’i parë nga afër. Ishin bukuri të jashtëzakonshme, por që kur ktheja kokën pas, thoja “Portofino nuk ka asgjë më shumë se liqeni i Komanit ku unë jam rritur; nuk ka asgjë më shumë Cinque Terre se Dukagjini, madje është shumë më i bukur vendi nga unë vij sesa vendi ku unë jam sot si turiste.
Por, ajo që i ka bërë të bukura edhe tërheqëse për tërë botën, është se njerëzit, vendasit në radhë të parë, i kanë dashur, kanë besuar në këtë vend dhe i kanë vlerësuar dhe i kanë çuar në nivelin që kanë merituar gjërat e tyre. Kjo më bëri t’i kthej më shumë sytë nga vetja dhe tek rrënjët dhe më bëri ta shoh me një sy krejt tjetër vendin nga unë vija. Vendosa të kthehem”, tregon Marjana.
Marjana tregon gjithashtu edhe histori nga fëmijëria e saj, ku është rritur mes shkëmbeve dhe mes të askundit. Në fshatin ku ajo jetonte, ishte vetëm një shtëpi, ajo e familjes së saj. Familja e saj në vitet 2011-2012 ishte e para që nisi turizmin me varkë drejt Valbonës dhe Fierzës, pasi babai i saj, kapiteni i parë i liqenit të Komanit, kishte një varkë të tijën personale në shtëpi. Sipas saj, lumin e Shalës e bëri të famshëm dhe të njohur për turistët, familja e saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Interesim i madh i pacientëve për kryerjen e analizës falas të tiroides në kryeqytet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/unnamed-6-e1720254769622-380x233.jpg)
Interesim i madh i pacientëve për kryerjen e analizës falas të tiroides në kryeqytet
![Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre, dyshohen edhe për fshehje të provave për një aksident](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-6-380x233.jpg)
Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre, dyshohen edhe për fshehje të provave për një aksident
![Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohet një oficer](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2-1-1-380x233.jpg)
Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohet një oficer
![“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/Miroslav-Lajcak-foto-Ridvan-Slivova-21-380x233.jpg)
“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”, Lajçakut i zgjatet mandati
![“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-8-380x233.jpg)
“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë
![U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-7-380x233.png)
U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën
![Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ivanka-380x233.jpg)
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën