Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar 13 nga 19 policët e akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bashkëkryerje për kontrabandimin e mallrave nga territori i Serbisë për në Kosovë.
Gjykata i ka dënuar me 23 vjet e nëntë muaj burgim 13 policët e veriut, ndërsa gjashtë prej tyre në mungesë të provave janë liruar nga akuza për korrupsion.
I akuzuari Z.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
E akuzuara B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e tre muaj, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e 10 muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit Z.B dhe A.P janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit V.T dhe B.L janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Të akuzuarve ju llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, po ashtu të akuzuarve iu shqiptohet edhe Dënim Plotësues iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, secilit veç e veç në kohëzgjatje prej dy viteve, pas mbajtjes së dënimeve me burgim të shqiptuar sipas këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa, janë liruar nga akuza të akuzuarit O.K, D.S, D.K, Z.R, B.T, LJ.V, për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve dhe provave materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi”.
Për të akuzuarit Z.S, B.N, M.M, A.M dhe A.H, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën II të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Për të akuzuarit O.K, R.M, D.S, D.K, J.D, Z.B dhe A.P , gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Për të akuzuarit Z.R, R.K, V.T, B.T, LJ.V, B.M dhe B.L, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit N.G gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën VII dhe VIII të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi dhe veprën penale në Marrja e ryshfetit në vazhdimësi. Ndaj të akuzuarit N.G hiqet masa e dorëzanisë sipas aktvendimit PS.nr.23/2020 dhe të nijetit i kthehet shuma prej 15.000 €uro e deponuar si dorëzani në arkën e kësaj gjykate si dhe po ashtu i kthehet dhe paluajtshmëria e përcaktuar e marr si hipotekë”, bëhet e ditur tutje.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë