LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me sistem të ri për video mbikëqyrje dhe njohje të targave në pikat kufitare

Maqedonia me sistem të ri për video mbikëqyrje dhe njohje të targave në pikat kufitare

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni furnizoi sistem të ri për video mbikëqyrje dhe njohjen e targave në pikat kufitare, që në periudhën e ardhshme do të instalohet në të gjitha pikat kufitare të shtetit.

Ministri Bllagoja Boçvarski sot ka nënshkruar Marrëveshje për zbatimin e video-sistemit të ri të centralizuar, me vlerë prej 928.500 euro, sistem i cili do të zbatohet në afat prej një viti, njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Zbatimi i këtij sistemi informativ, siç thuhet në kumtesë, është në kuadër të Projektit për progresin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor dhe për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore.


Sistemi do të instalohet në 40 lokacione, në të gjitha pikat kufitare në vend, i cili përfshin video mbikëqyrje me 350 lloje të ndryshme të kamerave digjitale, një sistem për njohjen automatike të targave dhe një sistem qendror për ruajtjen e të dhënave.

“Përparimi i transportit dhe sigurisë rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë lartë në agjendën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Në atë drejtim vazhdimisht po punojmë në masa dhe aktivitete me të cilat zhvillojmë transportin dhe ky është një nga projektet që do të ketë përfitim të përbashkët të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë Doganore dhe gjithsesi qytetarët me të cilët do të përmirësohen kushtet për punë në vendkalimet kufitare. Bashkëpunimi rajonal është prioriteti ynë dhe vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla që do të sjellin zhvillim rajonal”, theksoi ministri Boçvarski.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori