LAJMI I FUNDIT:

Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj. Në anketën e këtij viti të zhvilluar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vend u përmirësua me 6 pikë në raport me një vit më parë.

Megjithatë, treguesi prej 46 pikësh, nga 100 të mundshme mbeti sërish poshtë mesatares.

“Në këtë drejtim, po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë”, tha Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë


Investitorët e huaj u shprehën optimistë gjithashtu për situatën ekonomike duke e vlerësuar atë me 52 pikë nga 100 të mundshme. Në raport me një vit më parë, treguesi u përmirësua me 8 pikë.

Megjithatë, përfaqësuesit e kompanive të huaja u shprehën shumë të shqetësuar në drejtim të gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar. Treguesi u përkeqësua me 7 pikë në raport me një vit më parë.

“Kjo nevojë dhe qasje u evidentua edhe me nënshkrimin nga ana e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të Marrëveshjes Rajonale për Njohjen e Ndërsjellët të Kualifikimit Profesional, falë së cilës do të lehtësohet edhe më tej lëvizja e profesionistëve, duke siguruar shfrytëzim më të madh të potencialit të burimeve njerëzore në vendet e rajonit”, shtoi Mete.

Pavarësisht përmirësimit të disa treguesve, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, klima e të bërit biznes vijon të jetë problematike për shkak të sistemit gjyqësor, mungesës së transparencës nga qeveria, pamundësia për forcë punëtore, legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori