LAJMI I FUNDIT:

Një kompani gjatë punimeve shkakton dëme te varrezat në veri të Mitrovicës

Një kompani gjatë punimeve shkakton dëme te varrezat në veri të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se gjatë punimeve të një kompanie në lokacionin ku janë varrezat i ka dëmtuar disa.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën në veri të Mitrovicës.


Tutje bëhet e ditur se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri. 24.10.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë punimeve të një kompanie në atë lokacion, janë dëmtuar disa varreza. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/