LAJMI I FUNDIT:

Takohen krerët e Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik – flasin për arritjen e ‘fitores’ ndaj Izraelit

Takohen krerët e Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik – flasin për arritjen e ‘fitores’ ndaj Izraelit

Kreu i Hezbollahut të Libanit është takua me krerët e lartë të fraksioneve militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata diskutuan se çfarë duhet të bëjë aleanca e tyre për të “arritur një fitore të vërtetë për rezistencën”, tha Hezbollah të mërkurën.

Pjesë e një aleance rajonale të mbështetur nga Irani, Hezbollahu i armatosur rëndë ka pasur shkëmbime zjarri të përditshëm me forcat izraelite përgjatë kufirit izraelito-libanez që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.


Siç bëhet e ditur më tej, takimi përfshiu Sayyed Hassan Nasrallah i Hezbollahut, zëvendës shefin e Hamasit, Saleh al-Arouri dhe shefin e Xhihadit Islamik, Ziad al-Nakhala, tha Hezbollah në një deklaratë.

Megjithatë, nuk tha se kur u zhvillua takimi.

Rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm të Hamasit - kjo dhe katër arsye të tjera pse Izraeli nuk ka nisur ofensivën tokësore në Gaza
Lexo po ashtu Rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm të Hamasit - kjo dhe katër arsye të tjera pse Izraeli nuk ka nisur ofensivën tokësore në Gaza

“U bë një vlerësim i qëndrimeve ndërkombëtare që po mbahen dhe çfarë duhet të bëjnë palët e Boshtit të Rezistencës… për të realizuar një fitore të vërtetë për rezistencën në Gaza dhe atë palestineze dhe për të ndalur agresionin brutal”, citohet të ketë thënë më tej Hezbollah, duke shtuar se “ka pasur marrëveshje për vazhdimin e koordinimit”.

Hezbollahu njoftoi të mërkurën se dy luftëtarë të tjerë ishin vrarë, duke e rritur numrin e të vdekurve në radhët e tij në 40 luftëtarë që nga fillimi i konfliktit i fundit.

Takimi i tyre vjen në kohën kur Izraeli po përgatit një pushtim tokësor të Gazës.

Një gjë e tillë është konfirmuar të mërkurën edhe nga Benjamin Netanyahu në një deklaratë televizive, i cili megjithatë nuk pranoi të japë ndonjë detaj mbi kohën ose informacione të tjera rreth operacionit.

Ai tha të mërkurën se vendimi se kur forcat do të hyjnë territorin e bllokuar palestinez do të merret nga kabineti i luftës speciale i qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori