LAJMI I FUNDIT:

Klubi i njohur anglez në vështirësi të mëdha, kërcënohet me heqjen e 12 pikëve

Klubi i njohur anglez në vështirësi të mëdha, kërcënohet me heqjen e 12 pikëve

Liga Premier ka propozuar një dënim me zbritjen e deri në 12 pikëve për Evertonin për shkeljen e rregullave për fitimet dhe qëndrueshmërinë.

Epilogun do ta zbulojmë në fund të vitit dhe nëse gjithçka vërtetohet, klubi nga Liverpooli do të gjendej në një problem shumë të madh.


Nëse dënimi do të hynte në fuqi në këtë moment, Evertoni do të kishte minus 5 pikë pasi aktualisht ka shtatë sosh.

Çështja është aktualisht para një komisioni të pavarur dhe është iniciuar për shkak të humbjeve rekord të klubit në tre vitet e fundit, të cilat arrijnë në 371.8 milionë funte, që me 105 milionë i kalon kufijtë e vendosur nga Liga Premier.

Borxhi është akumuluar më së shumti falë përforcimeve të shtrenjta që nuk i sollën shumë klubit për sa i përket rezultateve. Ky është imazhi që kemi parë prej shumë vitesh në “Goodison Park”.

Nëse Evertoni përfundon duke u ndëshkuar, zbritja e pikëve do të jetë vetëm një nga dënimet e shumta që i presin.

Everton gjithashtu mund të përballet me një ndalim transferimi dhe një sërë dënimesh të tjera.

Top 10 skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier - kryeson Manchester United
Lexo po ashtu Top 10 skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier - kryeson Manchester United

Arsye për panik mund të ketë edhe Manchester City, ndaj të cilit në fillim të vitit nisi një hetim për shkeljen e 115 rregullave në një periudhë prej 14 sezonesh dhe së shpejti pritet përfundimi i këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori