LAJMI I FUNDIT:

DAP: Qytetarët gjatë muajit nëntor do t’i marrin paratë nga “TVSH-ja ime”

DAP: Qytetarët gjatë muajit nëntor do t’i marrin paratë nga “TVSH-ja ime”

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftojnë se paratë për kuponët fiskalë të skanuar gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator qytetarët do të mund t’i marrin në muajin nëntor.

“Ju informojmë se pagesa nga “TVSH-ja ime” bëhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar fatura fiskale.

Për tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) 2023, pagesa do të bëhet në muajin nëntor”.