LAJMI I FUNDIT:

Ministri italian i Mbrojtjes tregon se kush ishte ushtari i KFOR-it që humbi jetën dje në aksident, publikon emrin e tij

Ministri italian i Mbrojtjes tregon se kush ishte ushtari i KFOR-it që humbi jetën dje në aksident, publikon emrin e tij

Një pjesëtar i KFOR-it, ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Përmes një komunikate KFOR-i bëri të ditur se ushtari që humbin jetën ishte nga Italia.

“Ushtari italian shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte brenda një VM90” njofton KFOR.


Vdes ushtari i KFOR-it i cili u aksidentua në Leshan të Pejës
Lexo po ashtu Vdes ushtari i KFOR-it i cili u aksidentua në Leshan të Pejës

KFOR tutje bëri të ditur se ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë dhe pastaj janë njoftuar për vdekjen e tij.

E ministri i Mbrojtes i Italisë, Guido Crosetto, ka bërë të ditur se ushtari i KFOR-it që humbi jetën në aksidentin e djeshëm, është Claudio Cadeddu.

“Me dhimbje të mdhe shpreh ngushëllimet e mia për gruan, vajzën dhe familjen e Claudio Cadeddu, shërbëtorit të Italisë në ushtrinë italiane, viktimë e një aksidenti tragjik rrugor në Kosovë. Mirupafshim Caudio”, ka shkruar ministri Cadeddu. /Telegrafi/