LAJMI I FUNDIT:

I premtoi pasaportë bullgare 50-vjeçares duke i marrë gati 9 mijë euro, vihet në pranga tiranasja

I premtoi pasaportë bullgare 50-vjeçares duke i marrë gati 9 mijë euro, vihet në pranga tiranasja

Një 56-vjeçare është vendosur në pranga nga policia pasi akuzohet se ka mashtruar një grua 50-vjeçare duke i përvetësuar asaj shumën 8850 euro, me pretendimin se do ta ndihmonte për pajisjen me pasaportë bullgare për fëmijët e saj.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.