LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron 480 kilogramë duhan i përpunuar

Policia sekuestron 480 kilogramë duhan i përpunuar

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, me datën 24.10.2023 rreth orës 11:25 në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.

Sipas PK-së, paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:

“Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej  90 kg;


”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg;

”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg;

”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg;

Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej  960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar.

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori