LAJMI I FUNDIT:

Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Populli i Kosovës nuk do të heqë kurrë dorë nga liria

Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Populli i Kosovës nuk do të heqë kurrë dorë nga liria

Të hënën në New York është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën.

Në fjalimin e saj, presidentja ka folur për sulmin terrorist në veri, ku grupe të armatosura serbe sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, transmeton Telegrafi.

Osmani në platformën “X” ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të saj, ndërsa ka theksuar se populli i Kosovës kurrë nuk do të heqë dorë nga liria.


“Siç e dimë të gjithë, demokracia dhe liria mbizotërojnë gjithmonë. Sado të vështira të jenë pengesat, sado e vështirë të jetë rruga, sado e dhimbshme të jetë sakrifica, populli i Kosovës kurrë nuk do të heqë dorë nga liria e vetë”, ka deklaruar Osmani gjatë fjalimit të saj.

Akuza e kundër akuza mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York për sulmin terrorist në veri
Lexo po ashtu Akuza e kundër akuza mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York për sulmin terrorist në veri

Presidentja e vendit po ashtu ka deklaruar se financimi i dy organizimi terroriste ka ardhur nga Serbia, duke i dhënë edhe paga mujore.

“Siç tregojnë hetimet ka pasur trajnime të përhershme të këtyre grupeve në bazat ushtarake në Serbi, përfshirë në Kalivoda Pasoans dhe Rashkë ka video prova dhe institucionet e sigurisë së Serbisë e pranojnë trajnimin e këtyre organizatave terroriste. Elementi i tretë, armët që i kemi konfiskuar nga terroristët vetëm atë ditë që mund të përdoren ishte më së paku 400 dhe shumica e tyre janë armë ushtarake që prodhohen në fabrika në Serbi“, tha ajo.

Osmani ka theksuar se Kosova është viktimë e agresionit serb, dhe se shteti serb dëshiron territorin e Kosovës, por që nuk do ta ketë kurrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Lajme
I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Politikë
KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

Kronika e Zezë
Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

Lajme
LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

Lajme
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

Lajme
Kalo në kategori