LAJMI I FUNDIT:

Osmani në 14 vjetorin e Kushtetueses: Kosova, shtet i përkushtuar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit

Osmani në 14 vjetorin e Kushtetueses: Kosova, shtet i përkushtuar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit

Në shënimin e 14-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, krerë të institucioneve publike, partive politike, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë e delegacione nga e mbarë bota, kanë vlerësuar lartë rolin e këtij institucioni dhe Kushtetutës së vendit tonë.

Me aktivitete të ndryshme në shënimin e kësaj dite, është theksuar se praktika e saj gjyqësore është garanci e argument shtesë që Kosova e ka vendin mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani tha se ky institucion është simbol i një rendi të pavarur kushtetues që ka kurorëzuar sakrifica e gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi.


Nimani duke folur për rolin e Gjykatës ndër vite, tha se Kushtetuesja ka shërbyer si një urë-lidhëse për të gjitha komunitetet pa dallim.

“Sot simbolikisht shënojmë 14 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, të themeluar përmes një kushtetutë e cila ka kurorëzuar sakrifica e gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi, por edhe idealin e palëkundur të një populli, për një shtet të së drejtës bazuar në vlerat që reflekton tradita e përbashkët e shteteve demokratike. Kjo Gjykatë, simbol i një rendi të pavarur kushtetues, është m’veshur me detyrën e interpretimit dhe mbrojtjes së kësaj kushtetute…Si rezultat sot në gjysmën e parë të dekadës së saj të dytë, ajo tashmë ka një histori të jashtëzakonshme dhe një praktikë gjyqësore thellësisht të pastër. Janë dy karakteristika që burojnë nga kjo praktikë gjyqësore e që shënojnë rolin e palëkundur të gjykatës në realizimin e aspiratës që ngërthen Kushtetuta, për një shtet që qëndron krenar në mesin e shteteve të familjes evropiane. E para ndërlidhet me kontributin e Gjykatës në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive themelore përgjatë konsolidimit të një shteti të përkushtuar për barazinë e të gjithëve para ligjit. Ndërsa, tjetra ndërlidhet me kontributin e çmuar të Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Kjo sepse demokracia është e plotë vetëm atëherë kur ushtrimi i sovranitetit është i mbështetur nga sundimi i ligjit, dhe ky i fundit nuk mund të ekzistojë pa ndarjen dhe ndërveprimin e nevojshëm mes tri pushteteve të pavarura”, tha Nimani.

Nimani po ashtu tha se praktika gjyqësore e Gjykatës së Drejtësisë përkon me aspiratën kushtetuese për anëtarësim në BE.

Caka-Nimani tha se gjatë viteve të fundit, marrëdhënia mes tre pushteteve është ndryshuar.

Në fjalën e saj në 14 vjetorin e themelimit, ajo tha se Gjykata Kushtetuese sot qëndron dinjitoze mes Gjykatave Kushtetuese, anëtare të konferencës botërore të drejtësisë kushtetuese.

“Ndërveprimi mes pushteteve medoemos që reflekton edhe tension në mes tyre. Ky tension të cilit Këshilli konsultativ i gjyqtarëve evropian të këshillit të Evropës i referohet si tension kreativ reflekton faktin që demokracia në Republikën e Kosovës funksionon, e kundërta përkatësisht mungesa e një tensioni të tillë do të nënkuptonte që pushtet nuk po e luajnë funksionin ndërveprues në mënyrë efektive, duke dëmtuar kështu ruajtjen e ekuilibrit të duhur kushtetues. Për këtë ky tension jo rrallë herë është manifestuar edhe me sulme publike kundër Gjykatës Kushtetuese ose institucioneve të pavarura. Një diskurs i tillë publik gjithashtu nuk është unik për Republikën tonë…14 vite pas themelimit, Gjykata Kushtetuese sot qëndron dinjitoze mes Gjykatave Kushtetuese anëtare të konferencës botërore të drejtësisë kushtetuese. Ajo është ndër anëtarët më aktivë të forumit të Komisionit së Venecias, praktika e saj gjyqësore është garanci e argument shtesë që Kosova e ka vendin mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Të arriturat e saj përkundër sfidave janë reflektim i përkushtimit të palëkundur të të gjitha gjeneratave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Nimani.

Ndërkaq, Nimani ka falënderuar edhe Gjykatën e Venecias dhe atë të BE-së për kontributin e dhënë.

Ndërsa, në pamundësi të ishte prezentë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një video mesazhi përshendeti të pranishmit.

Osmani është shprehur e lumtur që në ditët në vijim Kosova do të jetë nikoqire e diskutimeve në gjykatat e shteteve tjera.

“Republika e Kosovës është shtet i përkushtuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj pa dallim. Këto janë dhe duhet të jenë kryefjala e punës së secilit institucion të vendit tonë, të cilave iu është besuar mbrojtja dhe avancimi i gjitha këtyre vlerave themelore të ndërthura në Kushtetutën tonë. Si presidente, puna ime udhëhiqet nga kjo kushtetutë. Rol tejet të rëndësishëm kanë gjykatat tona që pritet të punojnë në përputhje mbi parimet e barazisë e drejtësisë… Jam e lumtur që në ditët në vijim Kosova dhe Gjykata saj Kushtetuese do të jetë nikoqire e diskutimeve në gjykatat e shteteve tjera. Jam e bindur se përvojat e shkëmbyera të shteteve tjera, ashtu si edhe praktikat gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, do të jenë udhërrëfyes i drejtë për Kosovën në adresimin e shumë sfidave”, tha Osmani.

Kurse, gjyqtari federal amerikan, John Tunheim, tha se ka qen privilegj i madh që ka qenë i përfshirë në zhvillimin e sistemit kaq të madhe të sistemit ligjoir të Kosovës.

Ai kujtoi vizitën e parë në Kosovë në dimrin e vitit 1999-2000 dhe punën e tij për dy dekada.

“Gjykata ka qenë besnike dhe inkurajues në interpretimin e fjalëve të Kushtetutës, pra ka qenë një fanar për rrugën përpara, ka qenë një ndërtues i respektimit të publikuar për sundimin e ligjit. Nën drejtimin e Enver Hasanit, kryetares Arta Rama, puna tyre ka qenë inspiruese dhe ka ndihmuar për të vendosur Kosovën në një të ardhme të sigurt”, tha ai.

Laurent Fabius, kryetar i Këshillit Kushtetues Francez, tha se duhet të mbizotërojë ligji dhe shteti i së drejtës.

“Kushtetuta e Kosovës është posaçërisht moderne, më befason veçanërisht përfshirja në Kushtetutën tuaj të teksteve ndërkombëtare në të cilën Republika e Kosovës, ende nuk është palë. Kështu Kushtetuta e Kosovës në nenin 22 të saj përmban tekste të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara , në veçanti paktin për të drejtat civile, politike si dhe Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe protokollet e saj. U jep këtyre teksteve një vlerë më të lartë se ligji në hierarkinë e standardeve dhe ua njeh zbatushmërinë të drejtpërdrejt”, tha ai.

Ceremonia përfundoi me një dokumentar që për pak minuta është përmbledhur puna e Gjykatës Kushtetuese gjatë 14 viteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori