LAJMI I FUNDIT:

Aktivitetet të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni për vetëmbrojtjen nga krimet e pronës

Aktivitetet të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni për vetëmbrojtjen nga krimet e pronës

Ditën e djeshme, më datë 22 tetor 2023, Forcat e Policisë zhvilluan me sukses disa aktivitete parandaluese në disa zona kritike të Maqedonisë së Veriut. Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi sigurinë dhe parandalimin e krimeve të ndryshme.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Sarajit, u zhvilluan aktivitete në zonën e Gjorce Petrov, veçanërisht në qendrën turistike “Kanioni Matka.” Inspektorët e parkingut patën takime me vizitorët e kësaj zone, me qëllim të sensibilizimit të tyre për rrezikun e vjedhjeve të mjeteve motorike. Qytetarët u këshilluan që të mos lënë sende me vlerë në automjetet e tyre, për të zvogëluar rrezikun e vjedhjeve.

Një tjetër aktivitet fokusoi te rinjtë dhe nxënësit në shkollat fillore të Kumanovës. Ata morën pjesë në garën “Lojërat pa kufij” në një terren sportiv lokal. Ky aktivitet kishte për qëllim të sensibilizonte të rinjtë mbi rëndësinë e aktiviteteve sportive dhe sigurisë në komunitetet e tyre. Gjithashtu u theksua roli i policisë në rritjen e sigurisë rreth shkollave.


Në Qendrën e pritjes dhe tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli, u zhvillua një aktivitet në lidhje me “Migrimin e paligjshëm dhe të drejtat e personave migrantë”. Policët informuan emigrantët që qëndrojnë në këtë qendër mbi ligjet dhe të drejtat e tyre, duke shpërndarë materiale edukative në disa gjuhë për të ndihmuar në kuptimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët policorë zhvilluan takime edukative me emigrantët që aktualisht janë të strehuar në këtë qendër pranuese-transitore, të cilëve me bisedë të drejtpërdrejtë u prezantuan dispozitat e Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme dhe të drejtën për azil, dhe u shpërndanë edhe fletëpalosje edukative më shumë gjuhë me përmbajtje të dobishme në lidhje me të drejtat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Me rekomandim të IPK-së suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë

Me rekomandim të IPK-së suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë

Lajme
Përplasja e bandave në Elbasan dhe planifikimi me ekspoloziv, rrëfimi i postierit që e zbuloi dhe e largoi nga automjeti

Përplasja e bandave në Elbasan dhe planifikimi me ekspoloziv, rrëfimi i postierit që e zbuloi dhe e largoi nga automjeti

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Kalo në kategori