LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë kundër Imran Kahn, ish-kryeministri i Pakistanit dyshohet se ka publikuar dokumente të klasifikuara

Ngrihet aktakuzë kundër Imran Kahn, ish-kryeministri i Pakistanit dyshohet se ka publikuar dokumente të klasifikuara

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi, Imran Khan, nën dyshimin se i ka publikuar dokumentet e klasifikuara, njoftoi partia e tij.

Kjo është një tjetër goditje për ish-kryeministrin e burgosur para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në janar 2024.

Khan akuzohet se e kishte bërë publik një dokument sekret të dërguar në Islamabad nga ambasadori i Pakistanit në Uashington.


Ai e mohon këtë dhe thotë se përmbajtje e dokumentit u publikua në media nga burime të tjera.

Khan tha se dokumenti ishte “dëshmi e një konspiracioni amerikan” për ta shtyrë ushtrinë pakistaneze ta rrëzojë atë nga pushteti përmes një vote mosbesimi në Parlament në vitin 2022, për shkak se ai e kishte vizituar Moskën pak para se Rusia ta pushtonte Ukrainën.

SHBA-ja dhe ushtria pakistaneze i mohojnë këto akuza.

Khani u rrëzua nga pushteti pasi e humbi votën e mosbesimit në vitin 2022 dhe pastaj iu priu protestave kundër Qeverisë për ta shkaktuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe kundër ushtrisë.

Khan përballet me disa raste ligjore, të cilat i ka cilësuar si përpjekje për ta zhdukur atë nga politika.

Ai u dënua me tri vjet burgim për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore. Por, ai dënim iu anulua.

Megjithatë, Khan mbetet në burg për shkak të rasteve të tjera, përfshirë për nxitjen e dhunës dhe për publikimin e dokumenteve sekrete.

Avokatët e tij thonë se ai mund të dënohet deri më 14 vjet burgim, e madje me dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Evropa
Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow

Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Serbia
Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën

Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën

Botë
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

Botë
Kalo në kategori