LAJMI I FUNDIT:

QMK: Dje ka pasur 11 zjarre në ambiente të hapura, një është aktiv

QMK: Dje ka pasur 11 zjarre në ambiente të hapura, një është aktiv

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve nga Departamenti i për Operacione dhe Koordinim, njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura.

Njëra prej tyre është ende aktive, në Komunën e Makedonsk Brodit, mbi fshatin Belicë, nën Solunska Gllava, ku digjet një pyll i rrallë me pisha, bar i thatë dhe shkurre. Zjarri është në një terren shumë të lartë dhe të paarritshëm. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një fuoristradë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK-ja.

10 të tjerat e shuara, nga gjithsej 11 zjarre në 24 orët e fundit, ishin në komunat:


– Komuna e Çashkës, afër fshatit Kriva Krushë;
– Komuna e Haraçinës, afër fshatit Haraçinë;
– Komuna Gazi Babë, përgjatë bulevardit “Brigada 16 Maqedonase”;
– Komuna Qendër, përgjatë rrugës “Samuilova”;
– Komuna e Prilepit, afër fshatit Vërbiani;
– Komuna Çeshinovë – Obleshevë, dy zjarre, afër fshatit Obleshevë dhe afër fshatit Ularci;
– Komuna e Kumanovës, fshati Reçicë;
– Komuna e Staro Nagoriçanit, dy zjarre, në afërsi të fshatit Pelincë dhe afër fshatit Mllado Nagoriçane.