LAJMI I FUNDIT:

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Godancë të Shtimes

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Godancë të Shtimes

Në Godancë të Shtimes, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, vendosi gurthemelin e çerdhës së re.

Kryeministri Kurti theksoi se ky projekt dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Shtimes, për të investuar dhe për t’u kujdesur për fëmijët që janë edhe e tashmja, edhe e ardhmja e vendit tonë.


“Kjo është çerdhja e 31-të, në mesin e atyre që i kemi ndërtuar, rinovuar e adaptuar”, tha kryeministri.

Ai ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në investime për edukimin e hershëm, andaj deri më tash ka investuar 10.7 milionë euro për çerdhe, ndërsa janë edhe 5 milionë të tjera prej fondeve IPA, të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se së shpejti pritet të finalizohet edhe çerdhja e cila është duke u ndërtuar në Myzeqinë, gjersa për vitin e ardhshëm është paraparë edhe çerdhja në Petrovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori