LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në SHBA paralajmërojnë se skuterët elektrikë janë ndër produktet që po rrezikojnë fëmijët

Mjekët në SHBA paralajmërojnë se skuterët elektrikë janë ndër produktet që po rrezikojnë fëmijët

Mjekët pediatër po japin alarmin për tri produkte që gjithnjë e më shumë ose shpesh kanë bërë që fëmijët të përfundojnë në dhomën e urgjencës.

Sipas një hulumtimi të prezantuar në Konferencën Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët po pësojnë nga mjetet e stilimit të flokëve, duke gëlltitur magnete të vegjël që gjenden në lodrat e tavolinës dhe duke u lënduar në skuterat elektrike.


Andaj, studiuesit u bënë thirrje prindërve, shkollave dhe rregullatorëve që të ndihmojnë në uljen e këtyre rreziqeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Produktet e theksuara në hulumtimin e ri, natyrisht, nuk janë të vetmet që përbëjnë kërcënim.

Nga viti 2020 deri në vitin 2021, studiuesit zbuluan, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të lënduar në skuterët elektrikë u rrit me 71% në departamentet e urgjencës në SHBA raportuan më shumë se 13,500 lëndime të tilla gjatë periudhës dyvjeçare, shpesh tek djemtë e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Lëndimet e kokës si frakturat ishin lloji më i zakonshëm, zbuluan studiuesit. Gati 67% e fëmijëve që pësuan lëndime në kokë nga skuterët elektrikë – kur nuk mbanin helmeta.

Disa lëndime me skuter përfshinin aksidente me vetura, ndërsa të tjerët erdhën pasi ata u përplasen me gropat apo pengesa të tjera. /Telegrafi/