LAJMI I FUNDIT:

Nisin përgatitjet për “Zurich Shqip Up Comedy” në Zvicër

Nisin përgatitjet për “Zurich Shqip Up Comedy” në Zvicër

Sonte (e shtunë) mbahet festivali i komedisë, “Zurich Shqip Up Comedy” në Cyrih të Zvicrës.

Ngjarja e cila është organizuar nga dy prej emrave më të suksesshëm shqiptarë atje, do të mirëpresë në skenë emrat më të spikatur të komedisë ‘stand up’.

Ernest Zymberi, Edi Kastrati, Kushtrim Qerimi, Avni Shkodra, Romir Zalla, Olivia, Valina Muçolli e Olta Daku – janë emrat që do të ngjiten në skenën e madhe.


Telegrafi ka qenë i pranishëm në provat gjenerale të festivalit, ku ka përcjell nga afër përgatitjet e aktorëve dhe emocionet e tyre para mbrëmjes.

Dy organizatorët e festivalit Alban Hamza dhe Ridvan Murati ishin gjithashtu të pranishëm në prova, ku ky i fundit tha për Telegrafin se përgatitjet po shkojnë si është më së miri.

“Gjithçka ka shkuar mirë deri më tash. Ka qenë një punë e madhe e bërë për muaj me radhë – punë e cila po finalizohet sonte. Aktorët janë pak të emocionuar, duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve që do të jenë në publik. Por që gjithsesi presim që gjithçka të shkojë mirë”, tha Ridvan Murati për Telegrafin.

“Zurich Shqip Up Comedy Festival” sivjet ka marrë përmasa edhe më të mëdha dhe do të mirëpresë një audiencë prej më shumë se 900 personash në ‘Spirgarten Theater” të Cyrihut. /Telegrafi/