LAJMI I FUNDIT:

Strugë, rriten rastet e dhunës në familje

Strugë, rriten rastet e dhunës në familje

Rastet e dhunës në familje në Strugë dhe rrethinë po rriten. Pothuajse çdo ditë paraqiten raste të tilla në raportet e policisë, ku viktima më së shpeshti është grua.

Shkaktarët e dhunës emocionale dhe fizike në familje, kryesisht ndaj grave janë statusi social, alkoolizmi, bixhozi dhe droga. Nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Strugë thonë se edhe pse rastet raportohen më shumë në krahasim me vitet e kaluara, viktimat shpesh i tërheqin denoncimet dhe vazhdojnë lidhjet martesore.

“Të gjitha këto raste nuk kanë epilog gjyqësor, për arsye se viktimat nuk dëshirojnë të iniciojnë procedurë juridike nga Qendra për Çështje Sociale, Strugë në Gjykatën Themelore, me qëllim shqiptimin e masave të mbrojtjes nga dhuna në familje dhe as nuk duan që të shkëpusin lidhjen martesore. Shkak për këtë situatë është bërë gjendja e dobët materiale dhe banesore e viktimave.”, – deklaroi drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale, Mevmed Halili.


Qendra për Çështjet Sociale në Strugë tashmë një kohë që po drejton fushata për të inkurajuar viktimat femra që të kërkojnë ndihmë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vazhdimësi zhvillon fushata për sensibilizimin e dhunës. Në të njëjtën kohë, po forcohen kapacitetet e punonjësve në qendrat e punës sociale për të inkurajuar gratë të raportojnë dhunën.”, – theksoi drejtori i Qendrës për Punë dhe Politike Sociale, Mevmed Halil.

Në Strugë, në periudhën 2010 – 2022 ka pasur 62 divorce. Sociologët thonë se gratë vazhdojnë të jetojnë me dhunuesin, nuk kërkojnë mbrojtje dhe arsyeja kryesore është gjendja e keqe ekonomike e viktimave.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori