LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes dy të miturave në Graçanicë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje njëra prej tyre

Rrahje mes dy të miturave në Graçanicë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje njëra prej tyre

Dy të mitura raportohet se janë përfshirë në një rrahje, e cila ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në Uglar të Graçanicës.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale një e mitur ka sulmuar fizikisht tjetrën, duke i shkaktuar lëndime trupore.


“Uglar, Graçanicë 20.10.2023-12:10.  Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër kosovare – e mitur, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar e dërguar në mbajtje.

Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, është në procedurë hetimore. /Telegrafi/