LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një nxënës në Lipjan, i gjendet një thikë nga personeli i shkollës

Arrestohet një nxënës në Lipjan, i gjendet një thikë nga personeli i shkollës
Foto: Ilustrim

Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar pasi nga personeli i shkollës i është gjetur një thikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:20, në Lipjan.


Tutje thuhet se thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/