LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears flet për fëmijërinë traumatike, torturat e vazhdueshme nga babai i saj në librin “The Woman In Me”

Britney Spears flet për fëmijërinë traumatike, torturat e vazhdueshme nga babai i saj në librin “The Woman In Me”
Foto: Getty Images

Në autobiografinë e saj të ardhshme, “The Woman In Me”, Britney Spears flet sinqerisht për fëmijërinë e saj traumatike dhe torturat e vazhdueshme që ajo duroi nga babai i saj alkoolik, Jamie Spears.

Ikona e popit, 41-vjeçare, e përshkruan babanë e saj si “të keq, apatik dhe të ftohtë” gjatë viteve të formimit.


Ky abuzim u shtri deri në të 30-at e saj, pasi Jamie shpesh e fyente pamjen e saj, duke e cilësuar shpesh si “të trashë” dhe duke e detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar.

Foto: Getty Images

Britney kujtoi dhe sjelljet e çrregullta të babait të saj të nxitur nga alkooli, duke rrëfyer se ai do të pinte tepër, duke i shkaktuar asaj frikë të madhe.

Britney Spears zbulon se kishte një abort me Justin Timberlake: Nuk donte të bëhej baba
Lexo po ashtu Britney Spears zbulon se kishte një abort me Justin Timberlake: Nuk donte të bëhej baba

“Babai pinte derisa nuk mund të mendonte. Ai u zhduk nga shtëpia për disa ditë me radhë. Dhe kur ishte i dehur, bëhej shumë keq”, thuhet në një ekstrakt të librit sipas The Sun.

Foto: Getty Images

“Stresi i mungesës së parave u komplikua nga kaosi i shkaktuar nga ndryshimet ekstreme të humorit të babait”.

“Kisha frikë veçanërisht të hipja në makinë me të, sepse ai fliste me veten gjatë vozitjes. Unë as nuk e kuptoja se çfarë thoshte. Ai dukej se ishte në botën e tij”, vazhdoi ajo mes tjerash.

Foto: Getty Images

Ajo reflekton mbi atë se pse babai i saj ishte kaq i ashpër dhe pse përpjekjet e saj nuk ishin kurrë mjaftueshëm të mira për të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Fansat e Taylor Swift u tmerruan, pasi një fëmijë i vogël u pa i shtrirë në dysheme, gjatë koncertit të saj

Fansat e Taylor Swift u tmerruan, pasi një fëmijë i vogël u pa i shtrirë në dysheme, gjatë koncertit të saj

Magazina
Kalo në kategori