LAJMI I FUNDIT:

Capital T viziton Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë

Capital T viziton Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë
Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi ka vizituar qendrën ANAK (Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë).

Ai ka takuar disa nga fëmijët, të cilët njëherësh e kanë artist të preferuar dhe ia dëgjojnë këngët e tij.

Nga njëri prej tyre ka marrë edhe dhuratë një pikturë, e një tjetri premtoi se do t’ia blejë një piano.


Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Capital T (pa ndërhyrje):

“Momente gjat vizitës time në qendrën ANAK (Asociacioni Nacional i Autizmit Kosovë)

Ka qene kerkesa e Ledrit i cili mka artist favorit përveq që e njoftova një shokë të ri e mora edhe një dhuratë një pikturë të tij.

Si po shihet edhe në video jom knaq shumë e tash i kom premtu Ledrit se do dalim në gjiro me ngu muzikë bashkë kangt e albumit t’ri.

Takova gjithashtu edhe Elionin i cili ishte super pianist e të cilit së shpejti ka me i shku një super Piano dhuratë e cila mungonte në Qendër”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)