Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi duke komentuar deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave, ka thënë se nuk ka të bëjë me pezullim të vizave nga ana e Francës, pasi shancet janë zero që të ndodhë ai proces.
Arifi në një intervistë për KosovaPress, tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave dhe nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur një pezullim të tillë. Sipas tij, mund të ndodhë që të përcillen mesazhe të qëllimshme kundër liberalizimit të vizave por Kosova duhet të ruajë qetësinë sepse tashmë ka përfunduar detyrat për liberalizimin e vizave.
“Presidenti francez nuk e ka thënë që ka me u pezulluar por ka thënë që ne kemi mbajt fjalën për liberalizimin e vizave, por pala tjetër nuk e ka mbajt fjalën, ai ka thënë në shumës, për Kosovën dhe Serbinë, këtu theksi bie për marrëveshjet që janë zotuar të dy krerët Kosovë-Serbi, që ato janë marrëveshje ndërkombëtare dhe duhen të zbatohen.Sa i përket pezullimit të vizave mund të themi që shanset janë zero që të pezullohen, për me ndodhë ai proces, edhe politikisht është e vështirë të iniciohet diçka e tille sepse në një mënyrë BE-ja, do të ishte një lojtare joserioz nëse do të ndodhte një gjë e tillë.”.
” Sa i përket vizave nuk besoj se ka problem, Kosova i ka plotësuar kriteret që moti mbi 7/8 vite, i ka plotësuar kriteret, kriteri i vetëm që na ka penguar që mos t’i marrim me kohë, e që qeveria aktuale ka ndikuar, është çështja e demarkacionit, e cila është mbyllur në vitin 2018 dhe që nga atëherë kemi qenë të plotësuar me gjitha kushtet që i ka përcaktuar vet Bashkimi Evropian. Janë lajme të rreme, keqkuptim interpretime, ne duhet të ruajmë qetësi, ndodhë që të bëhen edhe të qëllimshme, por ne duhet të ruajmë qetësin sepse kur i bënë detyrat mirë, ne nuk duhet të shqetësohemi” tha Arifi.
Analisti politik tha se deklaratat e tilla janë mesazh dhe presion politik ndaj Kosovës, derisa theksoi se vendi ynë dhe Franca, kanë raporte shumë të mira dhe nga ana e saj mund të ndodhë asnjë pezullim.
“E saktë… kjo është një presion politik që po i bëhet Republikës së Kosovës, që marrëveshjet e zotuara, të nënshkruara, duhet të zbatohen që është fakt se ato janë marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht se cila qeveri ka qenë, do të jetë, ato do të zbatohen. Esenca është që nga Shqipëria të jepet një mesazh i qartë që marrëveshjet duhet të zbatohen. Kjo për viza po vërehet që ka qenë një keqkuptim në përkthim dhe po mendojmë që pala kosovare, duhet të përgatitet për presione më të vështira”.
“Kjo vetëm se është fillimi, por esenca është se cila është zgjidhja për të cilën po ofron BE-ja, kjo duhet të diskutohet a është zgjidhje afatgjatë, apo ndërtoj paqe në Ballkanin Perëndimor, me shtete që duhet Qeveria e Kosovës t’i bëjë, por që duhet t’i bëjë shpesh. Nuk besoj që ndodh pezullimi, Kosova ka raporte të mira sepse Franca është një superfuqi, Kosova as nuk llogaritet në atë sferë, për Francën jemi një vend i vogël që i respekton vlerat e botës perëndimore. Kosova është shumë më përpara nga aspekti mental kushtetues… etj me vlera të BE se sa disa vende që i kanë të hapura negociata me Bashkimi Evropian” tha Arifi.
Profesor Arifi ka komentuar edhe ndikimin që ka Serbia ka në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se në mes shtetit serb dhe vendit tonë, nuk do të ketë paqe, sepse mentaliteti në Beograd është vrasës.
“Me Serbinë është e dëshmuar historikisht që nuk do të ketë paqe të paktën me këtë mentalitet politik, nuk është me rëndësi kush është atje presidenti, kryeministri, nuk ka rëndësi fare, mentaliteti është vrasës në kuptim të asaj që nuk mund të ketë paqe me një shtet që dëshiron të vrasë”.
“Kjo është çështja kryesore që duhet të shtrojmë, a duhet të kemi dialog vetëm me BE-në, që të shkojë tutje me atë marrëveshje, kjo i mbetet Qeverisë së Kosovës, se si do të zhvillojë procesin në të ardhmen. Kosova shumë e thjeshtë i duhet një marrëveshje me BE-në dhe SHBA-në dhe jo me Serbinë, mirëpo ku zotimi është që do t’i zbatojnë marrëveshjet në formë literale, sepse vetëm njohja pulitke nga pesë vendet e BE-së Kosovën e zyrtarizojnë në anëtarësimin në NATO dhe BE dhe çdo variant tjetër, do të jemi humbës”, shtoi Arifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj