LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Fajtorët për rastin në “Onkologji” duhet të njihen me emër dhe mbiemër

Mexhiti: Fajtorët për rastin në “Onkologji” duhet të njihen me emër dhe mbiemër

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pasditen e sotme në Kuvend, para anëtarëve të Komisionit Hetimor për përcaktimin e përgjegjësisë për rastin e dhënies së terapisë në ISHP Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup, tha se nëse ka përgjegjësi politike, duhet të përcaktohet se e kujt është.

Ai beson se deputetët e kanë për detyrë nëse ka të meta sistematike, të cilat nuk janë tejkaluar, t’i paraqesin dhe të gjejnë zgjidhje.

Ai i ka dërguar një mesazh organeve hetimore.


“Besoj se procedura penalo-juridike për këtë rast shumë të ndjeshëm do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Fajtorët duhet të njihen me emër dhe mbiemër. Vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor dhe t’i mbrojmë punonjësit profesionistë shëndetësorë nga akuzat dhe poshtërimet e përgjithshme”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti theksoi se kjo nuk është hera e parë që Onkologjia nis një hetim.

“Nga deklarimet e mëparshme të dëshmitarëve para Komisionit Hetimor, nga ato që u publikuan në media, mësojmë se ka pasur hetime në Onkologji edhe në vitin 2012. Është duke u zhvilluar edhe një rast i vitit 2019. Në dy raste, policia ka intervenuar për vjedhjen e terapisë nga një infermiere, e cila ishte larguar nga puna nga menaxhmenti i klinikës gjatë mandatit tim”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori