LAJMI I FUNDIT:

Policia qëllon për vdekje sulmuesin në Bruksel që vrau dy shtetas suedez

Policia qëllon për vdekje sulmuesin në Bruksel që vrau dy shtetas suedez

Policia në Bruksel kanë qëlluar për vdekje burrin që vrau dy shtetas suedeze të hënën mbrëma.

45-vjeçari i identifikuar si Abdesalem u qëllua në një kafene në Schaerbeek, transmeton Telegrafi.


Dy shtetas të Suedisë u vranë dhe i treti u lëndua rëndë nga sulmi me pushkë automatike.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin d’Ypres, rreth pesë kilometra nga stadiumi ku po zhvillohej ndeshja kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë.

Policia arreston një të dyshuar, qëllon me armë një tjetër - si të dyshuar, pas vrasjes së dy suedezëve në Bruksel
Lexo po ashtu Policia arreston një të dyshuar, qëllon me armë një tjetër - si të dyshuar, pas vrasjes së dy suedezëve në Bruksel

E autoritetet në Bruksel rritën nivelin e sigurisë si kurrë më parë. Sulmuesi besohet të jetë një burrë nga Tunizia që ilegalisht po qëndronte në Belgjikë, pasi aplikimi për azil i ishte refuzuar në vitin 2020.

Ai kishte postuar një video në rrjetet sociale duke thënë se kishte vrarë njerëz në emër të Zotit, e nga zyra e prokurorit bëjnë të ditur se besojnë se ishte frymëzuar nga ISIS-i.

Ministri i Brendshëm belg, Annelies Verlinden ka thënë se pushka automatike e gjetur tek sulmuesi ishte e njëjta që ishte përdorur në sulmin e të hënës.

Kryeministri Alexander De Croo i ka cilësuar të shtënat si “akt terrorizmi” në një konferencë për shtyp, e nga prokuroria kanë njoftuar se sulmuesi me gjasë kishte shënjestruar viktimat për shkak të kombësisë. /Telegrafi/