LAJMI I FUNDIT:

Google paditet për diskriminim të gjuhës shqipe: Dëmi për mediat, 30 – 40 mijë euro në muaj

Google paditet për diskriminim të gjuhës shqipe: Dëmi për mediat, 30 – 40 mijë euro në muaj

Gjiganti teknologjik, Google, është paditur nga dy shqiptarë në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, sepse nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Diskriminimi i gjuhës shqipe nga Google, sipas paditësve, ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Europës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Adsense dhe Google Admob.


Padia është ngritur nga mjeku i njohur kosovar, Neshad Asllani, dhe shtetasi shqiptaro-amerikan, Haki Dervishi.

“Kudo që jetojnë shqiptarët, nuk mbështeten në bizneset e tyre dhe kjo nuk i ofron edhe për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, vendet e punës dhe investime të tjera që mund të përfitoheshin nëse gjuha shqipe do të përkrahej nga Google”, deklaroi ai për RTSH-në.

Dy mjekët shqiptarë padisin Google, Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Dy mjekët shqiptarë padisin Google, Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe

“Kjo nuk besoj që është e qëllimshme, por Google ka politikën e vet. Ndoshta nuk kemi arritur standardin apo lobimin e duhur për të pasur gjuhën shqipe. Ka peticione, kërkesa, lutje, por ne kemi identifikuar që ky është diskriminim, pabarazi ndaj gjuhës sonë dhe jemi të bindur për diskriminimin në bazë të legjislacionit amerikan,” tha Asllani.

Sipas tij, për shkak të kësaj mangësie, mediet shqiptare po e vuajnë edhe financiarisht politikën e Google, pasi mosnjohja e shqipes si gjuhë për të bërë marketing në platformën amerikane shkakton një dëm financiar nga reklamat që shkon dhjetëra mijëra dollarë në muaj.

Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset
Lexo po ashtu Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset

“Disa portale janë regjistruar në Google. Ata e kanë bërë regjistrimin përmes gjuhës angleze, dhe kanë bërë marketingun e promovimet e veta duke fituar 30-40 mijë euro në muaj. Edhe televizionet shqiptare që tani nuk kanë reklama, sikur te ishte pranuar gjuha shqipe do të fitonin shumë më shumë,” tha Asllani.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Ekonomi
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Kalo në kategori