Pak ose ndonjë kompani ka parë sukses këtë vit më shumë se Nvidia.
Bëhet fjalë për kompaninë e cila në mes të bumit të inteligjencës artificiale, çipat e saj me fuqi të lartë janë të kërkueshme nga kompani si Amazon, Meta dhe Google.
Megjithatë, ndërsa ato kompani dhe shumë të tjera kanë lëshuar urdhra për kthim në zyrë, Nvidia, e cila ka rreth 26,000 punonjës në mbarë botën dhe një vlerësim prej mbi 1 trilion dollarë, nuk po ndjek një trend të tillë dhe nuk ushtron presion mbi punëtorët të cilët dëshirojnë të punojnë nga shtëpia, përcjell Telegrafi.
Në maj të vitit 2020, Jensen Huang tha se nuk kishte “asnjë problem” me lejimin e punonjësve të punonin në një mënyrë të tillë, për një kohë të pacaktuar.
Dhe sot kompania me bazë në Kaliforni po i përmbahet politikës, ndërkohë që u ofron punonjësve hapësira luksoze për zyra.
Kështu, Nvidia ua lë në dorë punëtorëve nëse ata punojnë nga shtëpia, në një kafene apo në zyrë.
Ajo e sheh marrëveshjen “si një mënyrë që punonjësit të balancojnë detyrimet e tyre personale dhe të punës, ndërsa përgatiten për të ardhmen, në mënyrë që ata të mund të fokusohen në kryerjen e punëve”, ka thënë për Commercial Observer, Beau Davidson nga kjo kompani.
Megjithatë, kompani të tjera janë bërë gjithnjë e më të rrepta për punonjësit që punojnë më shumë në zyrë.
Firma të tjera po i drejtohen trajtimit preferencial për të rikthyer punonjësit në zyrë – shumica prej të cilëve thanë se do të shpërblenin ata që punojnë në zyrë me detyra të favorshme, ngritje dhe promovime.
Por Rob Sadow, CEO i Scoop Technologies, krijues i një aplikacioni të “produktivitetit të zyrës”, beson se shumë drejtues të kompanive “janë kapur” pas së kaluarës.
“Ndonjëherë kjo dëshirë për t’u rikthyer në detyrë vjen më shumë nga frika dhe dëshira për të përsëritur përvojën e kaluar se sa është rreth optimizmit për atë se si do të duket e ardhmja”, citohet të ketë thënë ai për Observer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare