LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën turisti austriak në Korçë, qëndronte në një nga hotelet e qytetit

Humb jetën turisti austriak në Korçë, qëndronte në një nga hotelet e qytetit

Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se, i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Burime spitalore bëjnë me dije se austriaku dy vite më parë ka pasur ndërhyrje kardiake duke vendosur dy “unaza”.


Ndërkohë që dy ditë më parë ka kërkuar një ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit dhe më pas ka udhëtuar drejt Korçës ku ka shfaqur përsëri probleme kardiake, në njërin prej hoteleve ku ishte akomoduar.

Policia e Korçës:

Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori