LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Malishevës kujton 15 maturantët që kishin humbur jetën derisa ishin duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri

Kryetari i Malishevës kujton 15 maturantët që kishin humbur jetën derisa ishin duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka kujtuar maturantët që para 19 vitesh kishin humbur jetën derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.

Kastrati ka pohuar se 14 tetori i vitit 2004 është datë e errët, ku kishin humbur jetën 15 maturantë të komunës së Malishevës, transmeton Telegrafi.

“Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Facebook.


Tutje, ai ka shtuar se “gjithë jetën do u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për kujdesin intensiv, me theks te veçantë atyre shëndetësore, të cilat u dolën në ndihmë nxënësve, personelit arsimor, familjeve dhe institucioneve të komunës së Malishevës për të përballuar sa më lehtë pasojat tragjike të atij aksidenti”.

“Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre jetësore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori