LAJMI I FUNDIT:

Google teston shtimin e një Discover Feed në faqen kryesore të desktopit

Google teston shtimin e një Discover Feed në faqen kryesore të desktopit

Google po eksperimenton me përfshirjen e një Discover Feed në faqen e tij fillestare të desktopit që tregon përmbajtjen e rekomanduar së bashku me kutinë tradicionale të kërkimit të kompanisë.

Një pamje e ekranit nga MSPowerUser, e cila vuri re ndryshimin, tregon një burim që përfshin titujt e lajmeve, një parashikim moti, rezultatet sportive dhe informacionin e aksioneve për një treshe kompanish.


Gjigandi i kërkimit shtoi më parë Discover Feed-in në faqen e tij fillestare në SHBA në pajisjet telefonike në 2018, shkruan The Verge, transmeton Telegrafi.

Një “screenshot” i veçorisë së publikuar nga MSPowerUser

Zëdhënësja e Google, Lara Levin, konfirmoi ndryshimin në një deklaratë të dhënë për The Verge, duke vënë në dukje se është një eksperiment që aktualisht po zhvillohet në Indi.

Çdo ndryshim në google.com është i rëndësishëm pasi vazhdon të jetë faqja e internetit më e vizituar në botë.

Siç thekson MSPowerUser, ndërfaqja eksperimentale e Google duket e ngjashme me atë që ofron Microsoft në motorin e saj të kërkimit Bing, i cili tashmë përmban një listë të gjatë lajmesh dhe informacione të tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Teknologji
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Uellsi, vendi i parë evropian që krijon metaverse për të rritur numrin e vizitorëve virtual

Uellsi, vendi i parë evropian që krijon metaverse për të rritur numrin e vizitorëve virtual

Teknologji
Kalo në kategori