LAJMI I FUNDIT:

Visar Ganiu i reagon BDI-së: Krimi dhe korrupsioni kanë adresë tjetër

Visar Ganiu i reagon BDI-së: Krimi dhe korrupsioni kanë adresë tjetër

Kryetari i Komunës së Çairit ka reaguar lidhur me deklaratën e BDI-së për shqetësimet e tyre për keqpërdorimet e pretenduara rreth furnizimeve publike. Ganiu thotë se është më se e pritshme që të gjithë ata që mendojnë ndryshe do të jenë targeti i BDI-së, por kjo “nuk do t’ju ndihmojë t`i fshehin të gjitha skandalet korruptive dhe mëkatet që i kanë bërë kundrejt popullit shqiptar”.

“Poashtu, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se kompania e apostrofuar Bauer BG, nga Qeveria RMV-së në vitin aktual 2023, ka marrë tender në vlerë prej 6.5 milionë euro. Njëjtë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e njëjta kompani ka marrë tender në vlerë prej gati 2 milionë euro, ndërsa nga Ministria e Mjedisit mbi 1 milionë euro, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari prej mbi 8 milionë euro, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale prej 2 milionë euro, në total rreth 20 milionë euro”.

“Ne si Komunë e Çairit, në mënyrë më transparente i ftojmë të gjitha institucionet relevante që ta hetojnë këtë rast, ku do të konfirmohet se mjetet në Komunën e Çairit janë ndarë me dedikim nga Qeveria e RMV-së, e cila siç mund të konstatohet rregullisht ka lidhur kontrata me kompaninë e sipërpërmendur. Në këtë frymë, ne insistojmë që hulumtimi nga institucionet kompetente të vazhdojë edhe në të gjitha institucionet tjera të menaxhuara nga BDI, veçanërisht në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, e cila menaxhohet nga Artan Grubi, si dhe në Lotarinë Shtetërore të RMV-së, e cila menaxhohet nga krahu i djathtë i Artan Grubit”, thotë Ganiu.


Ai më tej shton se ky nivel i panikut dëshmon vetëm një gjë, “se BDI do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjithë personat e përfshirë në biznesin e pistë të kazinove dhe marrëveshjet e tjera skandaloze që u zbardhën nga mediat në periudhën e kaluar, do të përgjigjen para institucioneve të drejtësisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori