LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Bislimi nuk merr pjesë

Dështon mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Bislimi nuk merr pjesë

Ka dështuar të mbahet mbledhja e së enjtes e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Kjo pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë marrë pjesë e as zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, i cili duhej të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe, raportimi i fundit i Bislimit në këtë komision ishte para gjashtë muajve. /Telegrafi/