LAJMI I FUNDIT:

Analiza e institutit “Octopus” – tregon se ku i mbajti trajnimet grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Analiza e institutit “Octopus” – tregon se ku i mbajti trajnimet grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka prezantuar një ditë më parë në Prishtinë një analizë rreth sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq në këtë analizë tregon lidhjet e grupit me Serbinë për sulmin terrorist.

Në këtë analizë të institutit “Octopus” thuhet se Serbia vazhdon të jetë rreziku më i madh për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, duke konsideruar qasjen armiqësore, financimin e strukturave paralele dhe organizative terroriste që veprojnë brenda territorit të Kosovës, ngritjen dhe shtrirjen e bazave ushtarake përgjatë gjithë vijës kufitare mes dy shteteve, luftës hibride, e sidomos dezinformimit që Serbia ushtron në Kosovë.


Në këtë analizë thuhet se pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të 2022, Serbia ka shtuar aktivitetet hibride dhe agresive kundër Kosovës, duke synuar kërcënimin e sigurisë në Kosovës dhe rajon, ndërlidhur me pretendimet territoriale, mbajtje e situatës në tension të vazhdueshëm.

“Që nga viti 2022 me intensitet të shtuar janë ngritur kapacitetet kërcënuese dhe destabilizuese në Kosovë, me theks të veçantë në katër komunat në veri.

Po ashtu thuhet se janë intensifikuar rekrutimet dhe financimet në kuadër të strukturave ilegale, kriminale tashmë të shpallura terroriste ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’”, thuhet ndër të tjera në këtë analizë.

Milan Radoiçiq, në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit

“Octopus” duke vënë në pah bërë lidhjet e grupit terrorist me Serbinë, tregon se ku i kanë mbajtur trajnimet këta pjesëtarë të këtyre formacioneve ilegale.

“Pjesëtarët e këtyre formacioneve ilegale mbanin trajnime të rregullta në Serbi, në baza të ushtrisë serbe dhe lokacione tjera përfshirë: poligonin  kompleksit ushtarak ‘Pasuljanske Livade’, në të cilin trajtohen edhe pjesëtarët FAS, terrenin stërvitor të FAS në Peshter, në afërsi të Tutin/Serbi, poligonin e kazermës ushtarake në Rashkë, në Qendrën e trajnimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme ‘Mitrovo Polje’, që gjendet në bjeshkët afër Vernjaçka Banja dhe Kopaonikut”, thuhet në analizë.

Në përpjekjet për destabilizimin e Kosovës, përkatësisht provokimin e trazirave në veri të Kosovës si dhe në aspiratat për aneksimin eventual të saj, në këtë analizë thuhet se ka influencë edhe Federata Ruse përmes raporteve sistematike me Listën Serbe.

“Pikë kthyese e ngjarave të fundit shënon padyshim paraqitja publike e Millan Radoiçiqit, më 5 korrik 2022, ku përmes një video sfidon hapur autoritetet e Republikës së Kosovës dhe paralajmëron se tani më nga arratia do t’i shtynte përpara idetë e tij,

Ai në fjalimin e tij të shkurtër thotë që ‘tani më nuk ka kthim prapa’”, thuhet në vazhdim të analizës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori